Trajnerit të Copenhagen i hapet oreksi: Shkojmë në çerekfinalet e Champions League

Trajnerit të Copenhagen i hapet oreksi: Shkojmë në çerekfinalet e Champions League

Duke folur pas fitores 1-0 ndaj Galatasaray-t, trajneri i Copenhagen, Jacob Neestrup theksoi se përderisa ia dolën të kalonin grupin me kundërshtarë të tillë si Bayern Munich, Manchester United dhe skuadra turke e Galatasaray-t, atëherë do ia dalin ta kalojnë dhe raundin tjetër të Champions.

“Ne e kemi besuar gjithmonë kalimin në këtë raund. Sot askush nuk mund të thotë se ky është “vetëm” një vend i dytë. Është një vend i dytë fantastik. Ne ishim padyshim ekipi i dytë më i mirë në gjashtë ndeshje në këtë grup. Jam shumë krenar për lojtarët. Jam krenar që mund t’u dhuroj të gjithë djemve dhe vajzave të Copenhagen një përvojë tjetër fantastike në fillim të vitit 2024. Klubi e meriton… Në fakt është e vështirë të gjesh të gjitha fjalët. Ambiciet? Nëse mundëm të kalonim një grup me Manchester United, Bayern Munich dhe Galatasaray, atëherë kemi gjithashtu një shans për të kaluar në raundin tjetër. Nëse ky nuk është mentaliteti ynë, do të humbasim me siguri”, deklaroi Neestrup.

Share This