Trajneri i Zvicrës pas fitores ndaj Italisë: Nuk kam pasur asnjë dyshim
Kampionët në fuqi dominuan dhe u eliminuan, festa është në anën tjetër, Zvicra mundi Italinë 2-0.
Murat Yakin u shpreh pas ndeshjes: “Unë përgëzoj të gjithë ekipin. Ishte një paraqitje e shkëlqyer, djemtë luftuan nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ishte një ndeshje e pabesueshme, treguam futboll të bukur, fitues. Po, është fitorja ime më e rëndësishme, mund ta themi këtë”.
“Është mëkat që nuk morëm drejtimin më herët. I thashë vetes që nëse kështu vazhdonte në pjesën e dytë dhe italianët nuk ndryshonin qëndrim, ne do të vazhdonim të dominonim. Me 2-0 bëmë një hap të madh përpara. Rasti i Schär, u frikësova për një moment, por nuk kishim asnjë dyshim se mund të fitonim”.