Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Rival serioz, fokusi ynë vetëm futbolli

Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Rival serioz, fokusi ynë vetëm futbolli

Një nga kundërshtarët e Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026 është Shqipëria.

Pas hedhjes së shortit, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq vlerësoi kuqezinjtë, ndërsa theksoi faktin se në këto takime fokusi kryesor do jetë te futbolli.

“Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin ku u luajt edhe finalja e Conference League. Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera. Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Kemi mundësi të tregojmë veten”, tha ai.

Rivalët e tjerë në grup janë Anglia, Letonia dhe Andorra.

Share This