Trajneri i Serbisë, Stojkovic: Rivaliteti ekziston, i bindur se do të kemi mikpritje të shkëlqyer

Trajneri i Serbisë, Stojkovic: Rivaliteti ekziston, i bindur se do të kemi mikpritje të shkëlqyer

Dragan Stojković, përzgjedhësi i ekipit kombëtar serb të futbollit, foli në një konferencë për shtyp, përpara dy ndeshjeve të para kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Shqipërisë në Tiranë dhe Andorrës. Tekniku i Serbisë ka komentuar sfidën kundër Shqipërisë, që do të luhet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, duke theksuar se i intereson vetëm ndeshja dhe se marrëdhëniet mes dy federatave dhe lojtarëve janë të shkëlqyera.

“Gjithmonë ka tension. Rivaliteti ekziston gjithmonë, kështu është. Marrëdhëniet midis dy federatave janë në një nivel të lartë, lojtarët kanë mjaftueshëm përvojë për të qenë në gjendje dhe duhet të përballen me atmosferën e elektrizuar. Lojtarët tanë nuk janë fëmijë që shkojnë për herë të parë në stadium. Serbia është e vendosur ta fitojë ndeshjen.

Një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, si për ne ashtu edhe për ta. Është thjesht një lojë, ata janë miqtë tanë të futbollit, dikush me të cilin do të organizojmë Kampionatin Evropian të të Rinjve. Ne shkojmë atje për të garuar në sporte, nuk na intereson asgjë politike, asnjë deklaratë nga të çmendur që duan të krijojnë një gjendje lufte.

Jam i bindur se do të kemi mikpritje të shkëlqyer, se organizimi do të jetë i shkëlqyer… E di nga përvoja se do të kemi një pritje të mirë, njësoj siç do të kenë ata kur të vijnë këtu për ndeshjen e dytë. Se do të ketë një atmosferë në tribuna – si mund të ishte ndryshe. Ata do të bëjnë gjithçka për të na shpërqendruar, kjo është ajo që bëjnë gjithmonë tifozët. Fusha do të sjellë rezultatin”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Serbisë.

Share This