Trajneri i ri i Romës: Duhet të zgjohemi

Trajneri i ri i Romës: Duhet të zgjohemi

Trajneri i ri i AS Romës, Ivan Juriç, duke folur për mediet italiane, ka thënë se skuadra e tij duhet të zgjohet qysh në duelin e të dielës.

‘Romakët’ të dielën përballen me Udinesen në kuadër të Serie A.

Tekniku kroat, i cili dje zyrtarisht mori ‘timonin’ e Romës pas shkarkimit të Daniele De Rossit, kërkon maksimumin nga të besuarit e tij në duel me Udinesen.

“Duhet të zgjohemi, të dielën luajmë ndaj Udineses e duhet të marrim fitore”, ka thënë Juriç.

“Përgjigja më e mirë në këtë moment është të japim maksimumin në fushë”, ka pohuar strategu kroat.

Share This