Trajneri i ri i Napolit: Nuk më tremb Barcelona

Trajneri i ri i Napolit: Nuk më tremb Barcelona

Francesco Calzona aventurën në krye të Napolit, do ta nis në ndeshjen kundër Barcelonës.

“Napolitanët” dhe ‘Blaugranat’ do të ballafaqohen nesër mbrëma në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Calzona, i cili zëvendësojë Walter Mazzarrin, në një konferencë për media, ka folur për duelin me gjigantin spanjoll.

Ai e pranon se Barcelona është skuadër e fortë, por Calzona thotë se nuk i trembet skuadrës katalonase.

“Debutimi është i rëndësishëm me një kundërshtar të fortë, por e gjithë kjo nuk më tremb. Barça është një nga skuadrat më të forta në Evropë me një trajner të nivelit të lartë, por ne nuk kemi frikë”, ka thënë ai.

Calzona thekson së skuadra e tij në duel me Barcelonën do të hyjë për fitore. Sipas tij, ylli skuadrës së tij, Victor Osimhen tashmë e ka lënë anash lëndimin.

“Ne nisemi për të fituar, ky është mentaliteti im. Osimhen është stërvitur plotësisht me ekipin, nesër do ta vlerësoj situatën”, ka pohuar Calzon.

Ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës starton në orën 21:00.

Share This