Trajneri i Prishtinës: Finalja ndaj Ballkanit e vetmja rrugë që na dërgon në Evropë

Trajneri i Prishtinës: Finalja ndaj Ballkanit e vetmja rrugë që na dërgon në Evropë

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll që zhvillohet nesër ka zgjuar kërshëri të madhe dhe po pritet me padurim.

Kjo pasi ky trofe për herë të parë fituesin e saj e dërgon në garat e fazës së dytë në Europa Leagu dhe këtë sukses po e kërkon Prishtina pasi Ballkani tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Champion League, shkruan Ballkani.info.

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka thënë se kjo është një finale që duhet ta fitojnë dhe janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje pasi është rruga e vetme që i dërgon në Evropë.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit.

Share This