Trajneri i Olympiacosit para finales me Fiorentinën: Qetësia është çelësi i suksesit në finale
Në prag të aktit të fundit të Ligës së Konferencës ndaj Fiorentinës, Josè Luis Mendilibar predikon qetësinë.
“Sekreti ishte të qëndronim të qetë dhe të bënim gjithçka që na çoi në finale. Ajo që na solli deri këtu ishte një sukses, ne duhet ta trajtojmë këtë ndeshje si të tjerat, sepse kështu arritëm këtu”, shpjegoi trajneri i Olympiacos, duke u përpjekur t’u tregonte djemve të tij rrugën përpara për të ngritur Kupën.
Mendilibar di shumë për finalet, pavarësisht se është bërë finalist disi “rastësisht” vitet e fundit. Vitin e kaluar ai mori detyrën e trajnerit të Sevilles në pranverë, duke fituar Europa League në kurriz të Romës, por këtë vit ai mbërriti në Pire gjatë sezonit dhe tani po luhet finalja Ligës së Konferencës.
“Ka disa ngjashmëri me ndeshjen e vitit të kaluar, por konkurrenca është ndryshe, skuadrat janë të ndryshme dhe rrethanat janë të ndryshme”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Olympiacos. /rtsh/