Trajneri i Newcastel para ndeshjes me Milanin: Vonesa në fluturim? Shpresoj të mos ndikojë te lojtarët
Newcastle mbërriti në Milano me vonesë për shkak të problemeve të trafikut ajror. Një situatë që shqetëson pak Eddie Howe.
“Është pjesë e punës që bëjmë. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë kontroll mbi trafikun ajror. Ishte një ditë shumë e gjatë për të gjithë ne, ishte një ditë e përjetshme. Bëmë edhe stërvitjen përgatitore, u përpoqëm të bëjmë më të mirën. Gjithçka ishte shumë e lodhshme, shpresoj të mos ndikojë te lojtarët”, tha menaxheri i Magpies pasi ekipi i tij u nis në orën 14:00 për të mbërritur në orën 21:00.
Për kthimin e Tonalit në San Siro: “Sandro ka një karakter shumë të fortë, ai është shumë i përkushtuar ndaj kauzës dhe skuadrës, po i përkushtohet me shpirt dhe trup Newcastle-it, po bën gjithçka që prisnim prej tij. Është shumë e admirueshme. Është shumë e vështirë të shkosh nga një vend në tjetrin, ai gjithmonë punon shumë. Nesër do të jetë në dispozicion”.
Përpara do të jetë Milani, që vjen nga një humbje e tmerrshme në derbi. “Pres një Milan të motivuar, por do të jetë një ndeshje ndryshe dhe derbi do të jetë tashmë pas nesh. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, ata kanë shumë cilësi dhe një trajner fantastik. Sfida që na pret është shumë e vështirë”, shtoi ai.
Objektivi në Champions League? “Ne duam të bëjmë më të mirën, kjo nuk është sekret. Duam të tregojmë stilin më të mirë të lojës”.