Trajneri i Napolit: Do të kishim një mbrojtje më solide me Amir Rrahmanin, por nuk doja ta rrezikoja

Trajneri i Napolit: Do të kishim një mbrojtje më solide me Amir Rrahmanin, por nuk doja ta rrezikoja

Trajneri Rudi Garcia thotë se planifikonte mbrojtësin Amir Rrahmani të nisë nga minuta e parë ndaj Genoas, por në fund vendosi të mos e rrezikoi shkaku që s’ka pushuar në muajin shtator.

Kosovari ishte vetëm në stol gjatë barazimit 2:2 ndaj Genoas, ku “Napolitanët” dështuan t’i fitonin pikët e plota.

Rrahmani që është i padiskutueshëm edhe në formacionin bazë rezultoi se ndikoi në ndryshimet e planeve të Garcias.

“Nëse mund të bëja diçka ndryshe? Objektivi ishte që Rrahmani të luante, por nuk ishte e mundur. Ai donte të luante, por nuk doja ta rrezikoja duke pasur se kemi gjashtë ndeshje në vijim”.

“Më duhen të gjithë qendërmbrojtësit gati. Idea ishte që Natan të niste pranë Rrahmanit, por kur vendosa që Rrahmani të mos luajë atëherë ndryshuan planet. Isha i lumtur me qendërmbrojtësit”.

“Nuk është faji i mbrojtësve që pësuam dy gola. Më pëlqen Ostigard, pastaj Natan do të zhvillonte minutat e tij mirëpo do të kishim në mbrojtje më solide me Rrahmanin në anën e tij”, deklaroi tekniku spanjoll.

Ndërkohë, Napoli pas katër xhirove renditet në pozitën e pestë me shtatë pikë ndërsa në përballjen e radhës në Serie A do të jetë mysafir i Bolognas. /nacionale/

Share This