Trajneri i Malishevës pas fitores ndaj Llapit: Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës

Trajneri i Malishevës pas fitores ndaj Llapit: Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit (2-1).

“Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën që kanë bërë lojtarët”, ka thënë fillimisht Kida pas ndeshjes.

“Me fitore dëshmuam se humbja ndaj Ballkanit ka ardhur si rrjedhojë e një dite të keqe për ne. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ecurinë dhe fazën, pasi tash me vështirësi arrihen fitoret”, përfundoi trajneri i Malishevës.

Share This