Trajneri i Lille-s lavdëron Zhegrovën: Kemi nevojë për lojtarë si Edoni

Trajneri i Lille-s lavdëron Zhegrovën: Kemi nevojë për lojtarë si Edoni

Trajneri i Lilles, Paulo Fonseca, e ka lavdëruar yllin kosovar Edon Zhegrovën.

Zhegova realizoi një supergol në fitoren e Lilles ndaj Le Havre (1-0), ndeshje kjo e zhvilluar dje në kuadër të Ligue 1.

Tekniku i skuadrës francez është shprehur i lumtur me paraqitjen e kosovarit. Sipas Fonseca-s, Lille ka nevojë për një lojtar si Zhegrova.

“Është e vërtetë, për momentin kemi nevojë për lojtarë si Edoni. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij, jo sepse ai shënoi një gol, por sepse ai po bën një punë të mirë dhe në mbrojtje. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij në këtë nivel”, ka thënë Fonseca.

Ai ka shtuar se ylli i “Dardanëve” po përmirësohet, por sipas Fonesca-s, Zhegrova ende duhet të përmirësohet.

“Ai po përmirësohet, por duhet të përmirësohet ende për të luajtur. Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për momentet sulmuese. Ne kemi nevojë për lojtarë që dinë edhe të mbrojnë. Edoni po përparon në këtë, ai ndihmoi ekipin dhe për mua kjo është më e rëndësishme se goli i tij, edhe nëse është një gol i madh”, ka theksuar Fonseca.

Share This