Trajneri i klubit të madh evropian i ofrohet Barcelonës si pasues i Xavit
Barcelona po vazhdon kërkimin e tyre për zëvendësuesin e Xavi Hernandez, pas vendimit të 44-vjeçarit për të dhënë dorëheqjen si trajner në fund të sezonit.
Ka pasur spekulime të forta në lidhje me disa kandidatë, megjithëse asgjë nuk është konkrete për momentin, pasi drejtori sportiv Deco synon të marrë kohën e tij.
Në këtë fazë, Hansi Flick duket të jetë një favorit për këtë rol, por ai nuk është i vetmi trajner gjerman që dëshiron të marrë drejtimin e Barcelonës.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, rrethi i Thomas Tuchel ia kanë ofruar gjigantëve katalunas gjermanin që të jetë menaxheri i tyre i ardhshëm.
Tuchel aktualisht është në krye të Bayern Munich, edhe pse ai është nën presion të madh pas humbjes 3-0 në fundjavën e kaluar ndaj Bayer Leverkusen – një rezultat që do të thotë se ata janë pesë pikë larg liderit në Bundesligë.