Trajneri i Ipswich beson në transferimin e Brojës
E ardhmja e sulmuesit shqiptar të Chelsea-s, Armando Broja ende është në dilemë.
Afati kalimtar i kësaj verë mbyllet të premten mbrëma. Reprezentuesi i Shqipërisë është i lidhur me transferimin tek Ipswich Toën.
Trajneri i kësaj skuadre, Kieran McKenna konfirmoi se klubi është ende në bisedime me Chelsean për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin Armando Broja.
“Armando, sigurisht që është një lojtar me të cilin kemi folur”, ka thënë McKenna.
“Ka diskutime me Chelsea-n për momentin, por unë nuk kam qenë në dijeni të tyre në 24 orët e fundit. Ka diskutime në vazhdim, kështu që ne do të shohim nëse është gjëja e duhur për klubet dhe lojtarin para të premtes”, ka theksuar McKenna.