Trajneri i Empolit: Shpendi u sakrifikua, Ismajli u dëmtua për fajin tim!

Trajneri i Empolit: Shpendi u sakrifikua, Ismajli u dëmtua për fajin tim!

Me mbërritjen e Aurelio Andreacolit në pankinën e Empolit janë dy lojtarë kuqezi, të cilët janë të motivuar edhe më shumë për të treguar sa vlejnë.

Në përfundim të ndeshjes mes Empolit dhe Interit, tekniku i formacionit toskan ka përmendur emrat e dy shqiptarëve, të cilët sipas tij kanë bërë me shumë se çfarë u ka kërkuar.

“Stiveni u sakrifikua më shumë nga çfarë i kam kërkuar. Madje unë i thash që të mos jepte aq shumë në fushë, dhe me atë që po më thotë stafi i mjekëve nuk qenkam kuptuar mirë”, pohoi Andreacoli. Siç dihet për Shpendin minutat kundër Interit ishin një shans i artë pasi më parë kishte luajtur në Serie C me Çezenën.

Një tjetër shqiptar i dëmtuar në ndeshjen kundër Interit është edhe Ismajli. I pyetur mbi mbrojtësin shqiptar, Andreacoli tregon: “Për dëmtimin e Ardianin e kam unë fajin. Duhet ta kisha zëvendësuar që në fundin e pjesës të parë (vetë trajneri nxorri në cepin e fushës për të bërë nxemjen Valukieviç). Nëse një lojtar është mirë atëherë luan nëse jo shkon në dush”.

Sa i përket dëmtimit të mbrojtësit Empoli ende nuk ka bërë publike datat kur mund të pritet rikthimi i tij në fushë. Por sipas medieve italiane mbrojtësi shqiptar nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Share This