Trajneri i Dortmundit: Fitore e merituar, mund të kishim shënuar më shumë

Trajneri i Dortmundit: Fitore e merituar, mund të kishim shënuar më shumë

Trajneri i Dortmundit, Edin Terzic ka komentuar fitoren 1-0 të arritur përballë PSG-së në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

“Ishte një paraqitje e mirë e ekipit, një fitore e merituar. Mund të kishim shënuar më shumë, por dhe ata kishin mundësi, mund të kishin shënuar”.

“Vrapuam shumë dhe kjo është shumë e rëndësishme në një ndeshje të tillë. Duhet të tregohemi në nivelin e duhur në ndeshjen e kthimit për të ruajtur këtë avantazh që kemi arritur”.

Share This