Trajneri i Chelsea-s: Jam më fat që kam lojtarë të gjithanshëm
Trajneri i Chelseas, Enzo Maresca është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Wolves.
‘Blutë’ e Londrës mposhtën bindshëm Wolves (6-2), të dielën në kuadër të javës së dytë në Premier League.
“Performanca ishte e mirë. Mendoj se pjesa e parë nuk ishte aq e mirë. Mirëpo, në pjesën e dytë skuadra ishte më precize”, tha Maresca.
Ai thotë se është më fat që në skuadër ka lojtarë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme.
“Jam me fat që kam shumë lojtarë të gjithanshëm që mund të luajnë në shumë pozicione të ndryshme”, ka theksuar ai.
Maresca është i bindur se “skuadra e tij do të vazhdojë me formën e mirë edhe në sfidat e radhës”.