Trajneri i Brightonit tregon të ardhmen e Gilmour
Trajneri i Brighton, Fabian Huerzeler, ka folur për të ardhmen e Billy Gilmour.
Mesfushori skocez nuk luajti në miqësoren kundër Villarrealit, të cilën e fituan 4-0.
Trajneri i tij i ri Heurzeler e di se Napoli është i interesuar për Gilmour, por ai nuk dëshiron ta shesë.
“Kam pasur biseda me të dhe i tregova se si janë planet e mia në të këtë sezon”, ka thënë Huerzeler.
“Pjesa tjetër, do ta shohim”, theksoi ai.
Huerzeler tregoi arsyen pse Gilmour mungoi në miqësoren ndaj Villarealit.
“Ai është rikthyer, por duhet ta përshtatim me intensitetin tonë në stërvitje. Ne bëjmë disa pjesë stërvitore dhe mendoj se në ndeshjen e radhës ai do të kthehet”, ka pohuar tekniku i Brightonit.