Trajneri Fulhamit pozicionohet për transferimin e Brojës

Trajneri Fulhamit pozicionohet për transferimin e Brojës

Vetëm pak çaste më parë trajneri i Fulhamit, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur për të prezantuar duelin në transfertë kundër Bërlnit, ka qenë hermetik kur është pyetur për transferimin e Armando Brojës.

“Më duhet të them që tani se nuk kam ndër mend që të komentoj për emrat e lojtarëve, të cilët nuk janë pjesë e skuadrës. Nuk mund të komentoj mbi zërat e merkatos”, tha Marko Silva.

Mediet britanike kanë bërë me dije se Fulham po ndjek edhe një tjetër pistë përveç asaj të Brojës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të djathtë të Shtutgarit, Silas Katompa Mvumpa. Fulham ka nisur negociatat me formacionin gjerman për huazimin e lojtarit afrikan.

Transferimi i tij në “Craven Cotage” duket se nuk interferon me atë të Brojës pasi aktivizohet në një zonë tjetër të sulmit.

Share This