Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në mes të një treni dhe një veture në komunën e Klinës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth kilometrës 60+958 të linjës hekurudhore, ndërsa autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e plota të aksidentit.

Pas ngjarjes, kompania hekurudhore Trainkos ka reaguar me një njoftim për opinionin publik, duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës dhe duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

“Na vjen keq, se si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot, një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Familjes së viktimës dhe gjithë farefisit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të thella”, thuhet në njoftimin e Trainkos.

Share This