Tragjike, vritet në Gjermani boksieri Besar Nimani

Tragjike, vritet në Gjermani boksieri Besar Nimani

Një lajm tragjik vjen nga Gjermani.

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

“Bild” shkruan se në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e boksierit.

Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it. Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

Share This