Tragjedia në Cetinje të Malit të Zi, numri i të vrarëve shkon në shtatë, katër të tjerë po luftojnë me jetën në spital
Pas tragjedisë që ndodhi në Cetinje të Malit të Zi, ku mbetën të vdekur 7 persona, drejtori i spitalit në Mal të Zi, Aleksandar Radoviq ka thënë se edhe katër të tjerë janë në rrezik për jetën.
Kryeministri i shtetit, Milojko Spajiq, ka mbërritur në qendrën spitalore ku janë shtruar të plagosurit nga të shtënat në Cetinje.
“Të gjitha ekipet janë në sallë. Të katër sallat operative janë duke punuar aktualisht. Nuk mund të komentoj mbi rezultatin e operacioneve,” tha kryeministrit Spajiq.
Policia është duke e kërkuar Aco Martinoviqin nga Cetinja. Martinoviqi e filloi krimin e tij në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.
Pas krimit në atë tavernë, vazhdoi “festën” e përgjakshme.
Dëshmitarët thanë se fillimisht në lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, raporton Ballkani.info.