Tragjedi në Milano, plagoset me thikë një tifoz i Newcastle
Në njërën nga zonat më të frekuentuara të Milanos, natën mes të hënës dhe të martës është goditur disa herë me thikë një tifoz i Njukasëllit.
Edi MekEj, në momentin e sulmit, ka qenë në shoqërinë e vajzës të tij.
“Babai është i shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe për momentin po ndiqet nga një ekip mjekësh në spital. Ai nuk do të jetë në gjendje që të ndjekë ndeshjen në stadium, por këtë apel po e bëj pasi dua që të sensibilizoj të gjithë tifozët e Njukasëllit që të bëjnë kujdes”, tha Rashel MekEj.
Sipas gazetës lokale “Milano Today” grupi i tifozëve të Njukasëllit është sulmuar nga një grup personash të maskuar. 58-vjeçari është rrëzuar teksa largohej pasi ka kryer dy operacione në gju dhe e kishte të pamundur që të shmangej në kohë.