Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes futbollisti i njohur i Egnatias

Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes futbollisti i njohur i Egnatias

Tronditet futbolli shqiptar. Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën në spital.

28-vjeçari u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani të shtunën në Rrogozhinë.

Futbollisti u transportua me urgjencë në spital, por pa mundur të jetojë.

Lajme e fundit bëjnë të ditur se Duamena kishte kohë që po përjetonte shqetësime në zemër.

Ai është u diagnostikuar me një sëmundje të zemrës në vitin 2017. Në janar 2020, ndërsa ishte në Levante UD, iu implantua një kardioverter-defibrillator (ICD) përmes operacionit, i cili i mundësoi klubit të tij t’i monitoronte zemrën gjatë ndeshjeve.

Në tetor 2020, ICD tregoi vlera të cilat u konsideruan shumë të larta dhe klubi i tij në atë kohë, Vejle Boldklub, e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit.

Share This