Tragjedi në familjen kosovare në Amerikë: Burrë e grua gjenden të vrarë në banesën e tyre
Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë në një apartament luksoz.
Burrë e grua nga Kosova, nga qyteti i Pejës u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.
Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti kosovar.
Sipas raportimeve të mediave lokale, janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.
Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nesër ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.
Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë./ Gazeta Sinjali