Tragjedi e re me emigrantë, së paku 8 persona të vdekur
Së paku 8 emigrantë kanë humbur jetën gjatë kalimit nga Franca për në Britaninë e Madhe, kur barka në të cilën gjendeshin u përmbys. Sipas raporteve, rojat bregdetare të dy vendeve janë ende duke kërkuar për të mbijetuar apo viktima të tjera të mundshme.
Zyrtarët dhe mediumet në Francë dhe Britani kanë njoftuar se së paku tetë emigrantë kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar përderisa tentonin të arrinin në Britaninë e madhe nga Franca.
Sipas njoftimeve, tragjedia ndodhi kur barka me të cilën emigrantët tentuan të kalonin “kanalin anglez”, i cili ndanë ishujt britanik nga Evropa , u përmbys. Rojet bregdetare kanë thënë se , diku rreth orës 1 të mëngjesit, u njoftuan për një barkë të përmbysur dhe menjëherë filluan operacionet e kërkim shpëtimit
Të mbijetuarit u kanë thënë zyrtarëve se në barkë, në kohën e nisjes, gjendeshin rreth 50 individ zyrtarët kanë thënë se, deri me tani, kanë arritur të gjejnë 45 të mbijetuar dhe trupat e pa jetë të 8 personave të tjerë dhe kanë shtuar se rojet bregdetare të dy vendeve janë duke vazhduar kërkimet në rast që ka të mbijetuar apo viktima tjera të tragjedisë së fundit.
Kjo tragjedi erdhi më pak se një javë pasi që 12 emigrantë, në mesin e të cilëve kishte gra dhe fëmijë, humbën jetën gjatë kalimit të kanalit anglez – duke shënuar kështu incidentin më vdekjeprurës të llojit të vet gjatë këtij viti.
Sipas autoriteteve, numri i kalimeve ilegale të kanalit anglez është rritur shumë gjatë ditëve të fundit- është bërë e ditur se vetëm gjatë të premtes dhe të shtunës, rojet bregdetare franceze shpëtuan më shumë se 200 emigrantë të cilët tentonin të arrinin në Britani përderisa besohet se, që nga fillimi i vitit, më shumë se 21 000 emigrantë kanë kaluar nga Franca për në Britani, raporton rtk.