Tovërlani pas fitores ndaj Izraelit: Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja

Tovërlani pas fitores ndaj Izraelit: Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Izraelit.

Dardanët e rinj mundën Izraelin (3-1), të martën në kuadër të kualifikueseve për EURO 2025.

Tovërlani pas ndeshjes përgëzoi lojtarët për angazhimin maksimal. Sipas tij, skuadra e tij në duel me izraelitët shfaqi më shumë kompaktësi, angazhim e përgjegjësi.

“Shumë lojtarë na kanë munguar dhe nuk ishte lehtë. Por, përgëzoj djemtë për këtë fitore, pasi dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshjen e nisëm mirë, ku shënuam, dy gola dhe pastaj pranuam një gol më shumë për fajin tonë sesa aksionin e kundërshtarit. Në të dytën, luajtëm mirë dhe shënuam edhe golin e fitores”, tha Tovërlani.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të cilën e mbyllëm në fund të pjesës së dytë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse kishim me tepër kompaktësi, angazhim dhe përgjegjësi në ekip”, theksoi ai.

Pas fitores ndaj Izraelit, Kosova ka tetë pikë dhe renditet në vendin e tretë në grupin D, derisa Polonia kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Izraeli ende nuk ka fituar asnjë pikë.

Share This