Tovërlani pas barazimit me Gjermaninë: Djemtë tanë ‘luftuan’ shumë  

Tovërlani pas barazimit me Gjermaninë: Djemtë tanë ‘luftuan’ shumë  

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, është shprehur i lumtur me barazimin ndaj Gjermanisë.

Gjermania dhe Dardanët luajtën pa gola të premten mbrëma në Chemnitz, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025.

Tovërlani thotë se është i kënaqur me barazimin dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me gjermanët.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë, ndaj një Gjermanie për të cilën skemi pse flasim. I falënderoj shumë futbollistët për angazhimin dhe luftën e pa kompromis, i falënderoj edhe tifozët që kishin ardhur të na përkrahin. Nuk patëm fat në ndeshjen e parë në Prishtinë sepse besoj se edhe pozita jonë në tabele do të ishte ndryshe. Djemtë tanë luftuan shumë ndaj një kampioni të shumëfishtë kushtet dhe mjetet e të cilëve janë të pakrahasueshme. Jam shumë i lumtur për djemtë të cilëve iu shpagua angazhimi, mundi dhe djersa”, ka thënë Tovërlani.

Kosova U21 renditen në vendin e katërt në Grupin D, me 9 pikë në 7 ndeshjet e luajtura deri më tash.

Share This