
Toverlani fton Faton Ademin e Alemannia Aachen
Përzgjedhësi Afrim Toverlani ka ftuar në grumbullimin e marsit të Kombëtares U21, futbollistin Faton Ademi të Alemannia Aachen.
Në grumbullim do të mungojë futbollisti Arjanit Fazilu, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundjavës me klubin e tij.
Kombëtarja U21 në muajin mars do të zhvillojë dy miqësore në Alanya, me Turqinë dhe Moldavinë.