Totti tregon arsyen pse nuk kthehet të Roma
Ikona e AS Romës, Francesco Totti duke folur për mediat italiane, ka zbuluar arsyen pse nuk kthehet tek “romakët”.
Italiani, i cili ka kohë që është pensionuar nga loja aktive, thotë se nuk kthehet tek Roma për shkak të drejtueseve aktual që janë në krye të këtij klubi.
“Nuk kthehem tek Roma me drejtuesit aktual”, ka thënë Totti.
Totti konsiderohet legjendë e kryeqytetasve, skuadër në të cilën italian luajti gjatë terë karrierës.
Ndryshe, prej kohësh flitet që Totti të kyçet në stafin drejtues të Romës.