Totti shpreson në suksesin e Juriç: Roma është një vend i veçantë

Totti shpreson në suksesin e Juriç: Roma është një vend i veçantë

Ikona e AS Romës, Francesco Totti shpreson se trajneri i ri i ‘romakëve’, Ivan Juriç do të ketë sukses në krye të bankinës së kryeqytetasve të Italisë.

Juriç pak ditë më parë mori drejtimin e Romës duke zëvendësuar Daniel De Ross-in.

Totti thotë se Roma është skuadër e veçantë për çdo trajner.

“Ai e filloi me këmbën e djathtë, dy fitore dhe një barazim”, ka thënë Totti.

“Të gjithë e dimë se Roma është një vend i veçantë dhe kërkues. Shpresojë që ai do të bëjë një ecuri të mirë si në ligë ashtu edhe në Evropë”, ka theksuar legjenda e klubit romak.

Share This