Totti: Nuk dua ta sulmoj Dybala-n, por si tifoz i Romës mund të them çfarë të dua!
“Unë nuk jam menaxher, por thjesht tifoz i Roma-s dhe për këtë arsye mund të them atë që dua. Kur më pyetën se nëse do të isha menaxher i “verdhekuqve” çfarë do të kisha bërë me Dybala-n, thashë se do të mendoja me kujdes, pasi ai luan 50% të ndeshjeve. Me këtë nuk kam dashur të sulmoj Paulon edhe sepse gjithmonë kam menduar se ai është një lojtar i mirë, aq sa kam qenë i pari që kam tentuar ta sjell te Roma. Kur është në fushë, skuadra ndryshon fytyrën”.
Kështu u shpreh Francesco Totti, ndërsa u pyet nga mediet italiane për deklaratat që kishtë bërë së fundmi për sulmuesin e Roma-s.
Ndërsa më tej duke folur për faktin se Daniele De Rossi mori drejtimin e ish-skuadrës së tij, Totti theksoi se ai ia doli ta ringjallte ekipin.
“Unë e shpresoja sepse Daniele është një djalë që mendon shumë. Ai ka një qëndrim të ndryshëm nga të tjerët dhe kjo e ka ringjallur ekipin, e ka bërë të ndryshojë fytyrë. Unë si trajner në të ardhmen? Tani për tani nuk e mendoj diçka të tillë”, deklaroi Totti.