Totti e ka seriozisht: Dua të kthehem të luaj, ka disa skuadra që kanë shfaqur interes

Totti e ka seriozisht: Dua të kthehem të luaj, ka disa skuadra që kanë shfaqur interes

Francesco Totti nuk ka ndërmend të bëjë shaka.

Ish-futbollisti i Romës foli sërish për mediat italiane duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushë tetë sezone pas largimit të tij:

” Në Serinë A po flasim për të paktën dy muaj stërvitje, kohët janë këto. Pra, nuk ishte shaka? Jo nuk është shaka. E mora seriozisht.

“Po, janë një ose dy ekipe me të cilat po bisedojmë. Tani le të shohim se çfarë më thonë koka dhe trupi.

“Koka e di tashmë përgjigjen, le të shohim trupin. Kush e di se çfarë do të na rezervojë viti i ardhshëm”, ka thënë mes të tjerash ish-kapiteni legjendar i Romës.

Share This