Tottenhami thyhet në fund, Ake kualifikon City-n në FA Cup

Tottenhami thyhet në fund, Ake kualifikon City-n në FA Cup

Manchester City arrin të kualifikohet në fazën e 1/16-ave të FA CUP pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje e dytë me Tottenham Hostspur.

Skuadra e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Anglisë, fitoi 0-1 në Londër falë një goli të vonë të shënuar nga holandezi Ake.

Në fund, u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, pra që nuk kishte ndërhyrje të gabuar ndaj portierit në zhvillimet e këndores.

Ishte një kualifikim i merituar i “Cityzens”, që e dominuan ndeshjen dhe patën raste të shumta shënimi më herët, por që nuk ishin konkretizuar nga Bernardo Silva, Doku apo Kevin De Bruyne.

Share This