
Tottenham shkruan histori në Bilbao: Fiton Europa League-n, mund Man Unitedin
Tottenham Hotspur ka fituar Ligën e Evropës 2025, duke mposhtur Manchester United me rezultat 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin San Mamés në Bilbao.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 42-të, kur Johnson realizoi.
Ndeshja ishte e tensionuar dhe fizike, me të dyja skuadrat që luftuan fort për kontrollin e lojës. Manchester United pati disa raste për të barazuar rezultatin, përfshirë një goditje të Harry Maguire që kaloi pranë shtyllës dhe një pastrim nga vija e portës nga Micky van de Ven.
Megjithatë, Tottenham menaxhoi mirë minutat e fundit të ndeshjes, duke bërë zëvendësime taktike dhe duke mbrojtur me disiplinë avantazhin e tyre.
Ky është trofeu i parë evropian për Tottenham pas dekadash, duke shënuar një arritje të rëndësishme për trajnerin Ange Postecoglou dhe skuadrën e tij, raporton GE.
Fitorja gjithashtu siguron një vend për Tottenham në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.