Tottenham nuk ndalet, “Spurs” festojnë në derbin e Londrës dhe kryesojnë kampionatin

Tottenham nuk ndalet, “Spurs” festojnë në derbin e Londrës dhe kryesojnë kampionatin

Tottenham nuk zhgënjen dhe triumfon në derbin e Londrës përballë Fulham duke ruajtur vendin e parë në Premier League dhe duke “ndezur” ëndrrën për titullin kampion pas më shumë se gjashtë dekadash.

“Spurs” tashmë janë një realitet, me skuadrën e Postecoglou-s që fitoi 2-0, në një sfidë të dominuar në “Tottenham Hotspour Stadium”.

Në pjesën e parë, vendasit ishin superiorë dhe diktuan ritmin, ndërsa vuajtën disi mungesën e golit, por deri në minutën e 36-të, kohë kur Son realizoi golin e avantazhit.

Në fraksionin e dytë, Tottenham ishte përsëri në ritmin e duhur për dominuar kundërshtarin dhe Maddison dyfishoi rezultatin në minutën e 54-të.

Në krahun tjetër, Fulham nuk gjeti forcën në asnjë moment për të reaguar dhe u dorëzua pa kushte përballë “Spurs”.

Pas nëntë javësh në Premier League, Tottenham kryeson me meritë pas një nisje vërtet të mirë, që jep shpresë dhe tashmë Tottenham prek kuotën e 23 pikëve, dy më shumë se Manchester City.

Në krahun tjetër, Fulham pësoi humbjen e katërt sezonale dhe mbetet me 11 pikë në vendin e 13-të. /SS/

Share This