
Tottenham mposht Man Unitedin në derbin e madh anglez
Tottenham ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.
Spurs arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.
Unitedi kishte një rast të mirë shënimi pas vetëm disa minutave lojë, mirëpo që Rasmus Hojlund dështoi nga afërsia.
Ishte James Maddison që bëri heroin për vendasit me një gol pas një topi të kthyer, i cili përfundoi në rrjetën e Onanas (13’).
Unitedi lehtësisht mund të barazonte mirëpo që Alejandro Garnacho assesi nuk arriti t’i finalizonte disa mundësi.
Kësisoj, Tottenham ngjitët në pozitën e 12-të në Premierligë me 30 pikë derisa Unitedi bie në pozitën e 15-të me 29 sosh.