Tottenham me një lojtar më pak e mposht Lutonin
Tottenham ka arkëtuar pikët e plota me shumë mund në udhëtim te Luton, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
Spurs edhe pse ishin me një lojtar më pak, arritën të fitonin me rezultat minimal 0:1.
Tottenham e nisi me posedim të lartë dhe krijuar disa aksione të shpejta dhe rrezikuar me Dejan Kulusevskin dhe Pedro Porron, mirëpo të dy dështuan nga afërsia.
Sidoqoftë, për mysafirët problemet nisën sapo Yves Bissouma u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë (45+4’).
Mirëpo, ishte Micky van de Ven që bëri heroin duke shënuar golin e fitores pas një asistimi fantastik të James Maddisonit (52’).
Luton kishte disa raste shënimi për ta barazuar rezultatin e ndoshta edhe për ta përmbysur, mirëpo ishin larg finalizimit.
Pas kësaj fitore, Tottenham tani është lider në Premier League me 20 pikë derisa Luton renditet në pozitën e 17-të me katër sosh.