
Tottenham kishte provuar t’ia ‘vjedh’ Milanit Gimenez-in
Tottenham raportohet se kishte bërë përpjekje në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit që të nënshkruajë me sulmuesin e Feyenoord, Santiago Gimenez, përpara se ai të transferohej te AC Milan.
23-vjeçari kishte debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme tek skuadra italiane duke shënuar gol në ndeshjen e tij të parë kundër Veronës.
Gimenez iu bashkua gjigantëve të Serie A për çmimin 25 milionë paund pasi Feyenoord ra dakord për shitje e tij në mes të sezonit.
Sipas ‘Calciomercato’, ‘Spurs’ bënë përpjekje të vonshme për të prishur transferimin, ndërsa kërkonin me ngulm përforcime në sulm.
Ange Postecoglou në fund siguroi Mathys Tel në huazim me opsion blerjeje për 45 milionë paund, megjithëse negociatat ishin të tensionuara në ditët e fundit.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, Tottenham e humbi mundësinë për Gimenez, i cili tani do të përballet me ish-klubin e tij në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve.