Tottenham i thotë “PO” Bayern Munich për Kane-n

Tottenham i thotë “PO” Bayern Munich për Kane-n

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane raportohet se shumë shpejtë do të transferohet te Bayern Munich.

Sipas medieve britanike, ‘Spurs’ i kanë thënë ‘PO’ ofertës së ‘Bavarezëve’ për sulmuesin anglez.

Gjiganti gjerman prej kohësh e kërkon yllin e “Tre Luanëve”, dhe siç raportohet, skuadra angleze e ka pranuar ofertën e Bayernit në vlerë prej 100 milionë eurosh për Kane.

Tashmë kampionëve në fuqi të Gjermanisë i mbetet që të arrijë marrëveshje personale me lojtarin, i cili me Tottenhamin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Share This