Tottenham “blindon” yllin e skuadrës, gati kontrata e re
Tottenham është afër të arrijë marrëveshje me kapitenin Son Heung-min për një kontratë të re afatgjatë.
Lojtari i Koresë Jugore është në sezonin e nëntë me “Spurs”, duke qenë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të klubit por që ka vetëm edhe 18 muaj kontratë të mbetur.
Sidoqoftë, “Spurs” nuk po duan të humbasin kohë dhe janë duke diskutuar me Son për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025, raporton “90min”.
Negociatat janë duke shkuar për mrekulli dhe ekziston mundësia që marrëveshja të mbyllet para Krishtlindjeve.
Son e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme që kur u bë kapiten, derisa në muajin shtator edhe shënoi het-trik në fitoren 5:2 ndaj Burnley.
Tottenham në pesë xhirot e para ka arkëtuar 13 pikë derisa në vikend do të përballen me rivalin lokal Arsenal.