Tottenham bind në transfertën e Crystal Palace dhe “blindon” kreun e Premier League
Tottenham bind në transfertën e Crystal Palace dhe vazhdon të kryesojë i palëkundur renditjen e Premier League.
Skuadra e Postecoglou zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, të cilën e dominoi dhe e fitoi me rezultatin 1-2.
Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 53’, kur një autogol i Ward i dha avantazhin ekipit të “Spurs”.
Skuadra e Hodgson provoi në disa raste të që të rekuperonte gabimin dhe që të gjente golin e barazimit, por nuk pati sukses.
Tottenham nga ana tjetër kërkoi golin e sigurisë dhe e gjeti në minutën e 66’ me Heung-Min Son.
Crystal Palace u tregua edhe më kërkues në minutat e fundit dhe në minutën e 90+4’ Ayew gjeti rrugën drejt rrjetës.
Megjithatë në fund takimi i javës së dhjetë të Premier League u mbyll me rezultatin 1-2, me Crystal Palace që renditet në vend të 11-të me 12 pikë, teksa Tottenham kryeson me 26 pikë. /SS/