Togeri i FSK-së merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Togeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Leotrim Mëziu ka arritur të marrë çmimin ‘Honor Graduate’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Toger Leotrim Mëziu ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton rtk.
Tutje ai ka njoftuar se gjatë 19 javëve qëndrim, togeri Mëziu ka prezantuar, sipas Maqedoncit, denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve nga bota.