Tjetër emër për repartin difensiv të United, “Djajtë e Kuq” merkato te Lyoni
Manchester United kërkon të marrë në huazim mbrojtësin argjentinas, Nicolas Tagliafico, i cili aktivizohet tek Lyoni.
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi për të zëvëndësuar Luke Shaw i cili vuan nga një dëmtim dhe anësori argjentinas mund të jetë një opsion.
Kampioni i botës është një lojtar më eksperiencë, plus që karakteristikat e tij janë të ngjashme me ato të Shaw. Trajneri i United, Eric Ten Haag e pëlqen tepër 30-vjeçarin pasi ka punuar me të në kohën kur drejtonte Ajax-in, teksa tani kërkon ta afrojë atë në “Old Trafford” .
United është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi që pas dëmtimit të Shaw. “Djajtë e Kuq” përveç argjentinasit kanë shfaqur interes edhe për Marc Cucurellan e Chelsea dhe Marcos Alonson, i cili luan për Barcelonën. Nicolas Tagliafico u transferua tek Lyoni nga Ajaxi vitin e kaluar për 4.2 mln euro.
Mbrojtësi me ekipin holandez është aktivizuar në 169 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola gjatë periudhës 4-vjeçare në “Johan Cruyf Arena”. Teksa ka zhvilluar edhe 49 ndeshje me kombëtaren “Albiceleste” me të cilën u shpall kampion bote në Qatar 2022.