Titulli i 36-të i Realit, Modriç dhe Nacho futen në librat e historisë së klubit madrilen, kroati thyhen edhe një tjetër rekord
Real i Madridit arriti të siguronte titullin e 36-të të La Liga, katër xhiro para përfundimit të kampionatit.
Për Luka Modriçin, i cili bëri paraqitje të shkëlqyer në fitoren e sotme të Real Madridit ndaj Cadizit me rezultat 3-0.
Ky është titulli i katërt i kampionatit spanjoll për kroatin. Ai ka fituar titujt në sezonet 2016/17, 2019/20 dhe 2021/22.
Modriç sot u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që fiton La Liga, ku parakaloi legjendarin Ferenc Pushkash.
Kroati e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë, ndërsa Pushkash mbante rekordin me 38 vjet e 233 ditë.
Me fitimin e kampionatit, kapiteni i kombëtares kroate sot hyri edhe një herë në librat e historisë së klubit mbretëror.
Modric së bashku me Nachon fituan trofeun e 25-të si lojtarë të Real Madridit, duke u bërë lojtarët me më së shumti trofe në historinë e klubit.
Së bashku me Modriç dhe Nachon këtë rekord e mbajnë edhe Marcelo dhe Karim Benzema, që më nuk janë në klub.