Tirana, “shuplakë” Egnatias
Tirana ka arritur një fitore të thellë, 5-0 përballë Egnatias në “Arena Egnatia” në javën e 18-të të Superiores, java e fundit e fazës së dytë.
Një ndeshje që nisi me ritëm nga ana e të dyja skuadrave, me bardheblutë që zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me Haxhiun.
Përpjekje të rrogozhinasve për të vendosur barazpeshën, por që rezultuan të pasuksesshme, me pjesën e parë që është mbyllur me avantazhin 1-0 të kryeqytetasve. Në pjesën e dytë situate ndërlikohet për Egnatian pasi Aleksi ndëshkohet me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të rëndë në dëm të Latifit.
Pas këtij momenti gjithcka bëhet më e lehtë për Tiranën, e cila gjen golin e dytë me anë të Latifit, i cili në minutën e 68-të nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur. Vetëm gjashtë minuta më vonë në skenë shfaqet edhe njëherë Haxhiu, i cili shënon golin e dytë personal.
Nuk ka më histori, ndërsa Egnatia e ka të pamundur të reagojë, bardheblutë shënojnë dhe dy herë të tjera, me Abazajn 82’ dhe Latifin 87’(kompleton dopietën) duke siguruar fitoren e thellë 5-0.
Me këtë fitore, Tirana është rikthyer edhe njëherë në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të mbajë vendin e parë në kuotën e 37 pikëve.