Tirana përballë provës së vërtetë kundër Partizanit

Tirana përballë provës së vërtetë kundër Partizanit

Tirana dhe Partizani do të luajnë të dielën në orën 19:00. Derbi i kryeqytetit është për javën e 15-të të Superiores dhe sigurisht që ka ndikimin e tij.

Jo vetëm për javën, por ka treguar se ndikon dhe në ecurinë e dy skuadrave.

Tirana nuk fiton prej tetë ndeshjesh kundër Partizanit. Bëhet fjalë për pesë humbje dhe tre barazime.

Hera e fundit që bardheblutë provonin triumfin ishte më 2 tetor të vitit 2022, kur Xhixha shënonte dy herë për të fituar pastër dhe me një lojtar më pak. Të dielën, më 1 dhjetor, do jenë mbushur plot 790 ditë nga fitorja e fundit e tyre.

Tirana e Maganit shkon në këtë përballje e motivuar pasi ka një fitore me Bylisin dhe barazimin ndaj Elbasanit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Partizanin, që nuk mposhtet prej 13 ndeshjesh.

Sigurisht që bardheblutë janë përballë një testi të vërtetë. “Demat” ndërkohë kanë luksin të shfrytëzojnë pozitën aktuale për ta punuar me qetësi kryesfidën e javës.

Share This