Tirana dhe Partizani ndajnë pikët në kryederbin shqiptar
Mbyllet pa gola derbi Tirana-Partizani, i luajtur në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ dhe i vlefshëm për javën e 15-të të Superligës.
Sfida mes bardhebluve dhe të kuqve ishte mjaft elektrizuese, por goli mungoj. Rezultati barazim nuk i vlen asnjërës prej skuadrave. Tirana ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe mbetet në vendin e 7, ndërsa Partizani ruan kreun me 28 pikë, por nuk rrit epërsinë nga ndjekësit.
Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi pas 30 minutash lojë. Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.
Partizani e nisi mjaft mirë pjesë e dytë, teksa vetëm shtylla ndali Bintsouka-n nga goli. Por, rastin më i pastër ishte i TIranës. Bardheblutë morën në kohën shtesë një 11 metërsh, por portieri Qirko bëri heroin, duke i pritur penalltinë Prengajt.
Në stadium ishin 11 000 tifozë, pasi FSHF “amnistoi” bardheblutë e Tiranës duke i falur nga dënimi që i privonte për gjithë sezonin larg impianteve.