Timo Werner bind, Tottenham gati 17 milionë euro për sulmuesin gjerman

Timo Werner bind, Tottenham gati 17 milionë euro për sulmuesin gjerman

Tottenham ka vendosur të blejë Timo Werner.

Sipas raportimeve të medieve gjermane drejtuesit e “Spurs” tashmë janë gati të aktivizojnë opsionin e blerjes së sulmuesit, që momentalisht është te anglezët në formë huazimi.

Për të blerë kartonin e Werner Tottenham do duhet t’i paguajë RB Leipzig-ut rreth 17 milionë euro.

Këtë sezon ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 28 paraqitje.

Share This