TikTok-u rikthehet në Shqipëri

TikTok-u rikthehet në Shqipëri

Platforma TikTok e bllokuar nga Qeveria e Shqipërisë ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, përdorimi i tij kryhet lehtësisht edhe pa VPN.

Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok-un, akt i cili u lexua si censurim politik përpara zgjedhjeve, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Popullaritetit i kësaj platforme ishte aq i madh sa edhe një nga premtimet e opozitës ishte për rihapjen e platformës.

Por premtimin e Berishës duket se po e mbajnë institucionet e Edi Ramës pasi me përfundimin e zgjedhjeve, aksesi në këtë platformë të rrjeteve sociale është edhe më i lehtë.

Share This